TË FUNDIT

Sefaj: Ministria ose nuk ka ditur ose i ka gënjyer qëllimisht mësimdhënësit

Sefaj: Ministria ose nuk ka ditur ose i ka gënjyer qëllimisht mësimdhënësit

Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka reaguar sot pas ekzekutimit të pagave me rritje në sektorin publik.

Duke e bashkëngjitur një tabelë si janë përshkuar rritjet e pagave, Sefaj është shprehur se ministria e Financave ose nuk ka ditur që t’i llogarisë pagat ose i ka gënjyer me qëllim mësimdhënësit, përcjell lajmi.net.

“Ministria e Financave ose nuk ka ditë mi llogaritë pagat ose i ka rrejtë me qëllim mësimdhënësit. Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro. Njëjtë i kanë mashtruar të gjitha sektorët, përjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, këshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, ka shkruar Sefaj në Facebook./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *