‘Rebelohet’ një qytetar në Bruksel, i mësyn gazetarët e Kosovës (VIDEO)
Përderisa gazetarët Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti raportonin nga Brukseli, një gjë e pazakontë ka ndodhur.
Një qytetar u është afruar me agresivitet që të dyve, duke bërtitur. Madje, në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku.
Nuk dihen motivet e rrebelimit të tij ndaj gazetarëve nga Kosova, që shkuan ta përcillnin takimin e kryeministrit Albin Kurti me president Aleksandar Vuçiq.