TË FUNDIT

Kontrollohet një automjet në Viti, parandalohet kontrabandimi i filterëve të cigareve

Kontrollohet një automjet në Viti, parandalohet kontrabandimi i filterëve të cigareve

Policia kufitare e Kosovës ka bërë të ditur se më 27 shkurt, rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të filterëve të cigareve pa dokumentacion të rregullt, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000 – një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *