“Ke honger prej asaj qeverie” – Përplasen fort në debat Besnik Berisha e Bujar Dugolli
“Ke honger prej asaj qeverie” – Përplasen fort në debat Besnik Berisha e Bujar Dugolli
Një përplasje tjetër ka ndodhur mes profesorit Bujar Dugolli dhe avokatit Besnik Berisha lidhur me diskutimet për propozimin franko-gjerman, propozim ky që pala kosovare dhe serbe janë dakorduar për zbatimin e saj.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Berisha i kërkon Dugollit që të mos paraqitet jopolitik.
Dugolli i thotë Berishës se nuk ka qenë në asnjë parti që pas pavarësisë së Kosovës, ndërsa Berisha ia përmend kohën sa ka qenë ministër.
Më poshtë mund të lexoni pak nga përplasja e tyre:
Besnik Berisha: Aneksi është njësoj sikur parimet e 2015, ka me ardh gërdi kur ta lexosh.
Bujar Dugolli: Unë nuk po e shoh ashtu. Dikush edhe mund të ketë edhe mllef nga aspekti opozitar. Unë po mundohem racionalisht ta diskutoj. Se unë as nuk jam as nuk kam qenë as këshilltar.
Besnik Berisha: Ti ke qenë ministër ke hongër prej asaj qeverie.
Bujar Dugolli: Unë kam qenë tjetër parti poltikie.
Besnik Berisha: Po ckado dmth kjo, je shkri në këtë tjetrën që është ardh qitash, kush i fitoj 50 për qind unë jo.
Bujar Dugolli: Nga pavarësia e knej unë sjam pjesë e kësaj partie.
Besnik Berisha: A e ki vllaun deputet në atë shpi? Sa po e shoh Kurtin në pushtet, po knaqna që i takoj LDK‘së. Mos m’u paraqit jopolitik, se nuk mundesh
Bujar Dugolli: Mbaj qëndrimet e tua