“Ka me ju mashtru”, Haxhiu kujton deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin
“Ka me ju mashtru”, Haxhiu kujton deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas takimit të fundit që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku edhe zyrtarisht u pranua plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se në marrëveshjen e publikuar në media, për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe, nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Haxhiu ka shpërndarë një video të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili në një intervistë para disa viteve kishte deklaruar se Kurti do të mashtrojë popullin edhe për dialogun, pasi që sipas Veselit, Kurti do të takohet me Vuçiqin edhe pa kushte sapo të vijë në pushtet.
“Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit… Në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurit dhe Vuçiqi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu në mbishkrimin e videos së shpërndarë.
Postimi i plotë: