Escobar pas takimit në Bruksel: Ende ka punë për të bërë
Emisari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një koment rreth takimit të sotëm disaorësh, mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Teksa me të dalë nga objekti ku zhvillohen punimt në Bruksel, ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai për Kanal10 bëri të ditur më tej se më shumë detaje do jepen në një konferencë të nesërme të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, të njëjtën të cilën e kanë bërë të ditur edhe Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për media.
Escobar kujtojmë se qe sot në Bruksel dhe u takua ndaras, me Kurtin dhe Vuçiqin, para përballjes së takimit trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit gojor të propozimit evropian.