TË FUNDIT

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë, me veturën e tij po transportoheshin shtatë shtetas të huaj

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë, me veturën e tij po transportoheshin shtatë shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “Kontrabandë me migrantë”.

Gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i lartcekuri, Policia ka hasur në shtatë shtetas të huaj të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.Rasti raportohet të ketë ndodhur në anën kufitare “Leposaviq-Jarinje”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *