TË FUNDIT

Vuçiq: Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam

Vuçiq: Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam

Pas përfundimit të takimit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Vuciq është deklaruar para mediave.

Ai ndër të tjerash tha se ishte takim tejet i vështirë, por që pritet që të takohen sërish me palën kosovare.

“Ka qenë një takim shumë i vështirë, po e përsëris sërish. E natyrisht që pritet edhe një takim i ardhshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme kjo dhe besoj se BE-ja e di tashmë”,tha Vuciq, transmeton lajmi.net.

Tutje Vuciq tha se “është insistuar në arritjen e marrëveshjes së Asociacionit, por natyrisht Albin Kurti ka refuzuar”.

“Ka rrjedhur një marrëveshje, por ka mbetur një situatë shumë e paqartë. Mirë që kemi biseduar bashkë dhe besoj se do të mund të kalohen mospajtimet e të dyja palëve dhe që të gjendet një marrëveshje”,shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *