Takimi Kurti-Vuçiq vazhdon ende, Bashkimi Evropian publikon pamje të reja
Takimi Kurti-Vuçiq vazhdon ende, Bashkimi Evropian publikon pamje të reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel në kuadër të takimeve me palën serbe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, si dhe emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas kësaj, një takim tjetër është zhvilluar në mes Kurtit si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Duhet përkujtuar që deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse takimi ka përfunduar, pasi që nuk ka patur ende asnjë deklarim nga zyrtarët e BE-së.
Një deklarim i mundshëm është paralajmëruar të bëhet nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësisë, Joseph Borell, pas përfundimit të takimit./Lajmi.net/