Takimi Kurti-Vuçiq po vazhdon edhe pas pesë orëve
Takimi Kurti-Vuçiq po vazhdon edhe pas pesë orëve
Është duke vazhduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel.
Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiq po ndërmjetësohet nga shefi i Politikave të Jashtme dhe Fqinjësisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell si dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Për pesë orë radhazi në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Edhe pse ishte paraparë që pas orës 18:00 para mediave të deklarohet Borrell, konferenca e tij është shtyrë pasi takimi po vazhdon ende.
Si fillim Borell dhe Lajçak kanë takuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti ndërsa më vonë ata kanë takuar edhe presidentin serb, Vuciq.
Pas takimeve të ndara, ata janë takuar në një takim të përbashkët e të cilin Vuciq e ka quajtur të vështirë.
Ndryshe në Bruksel po qëndron edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër me dialogun Kosovë-Serbi./Lajmi.net/