TË FUNDIT

Sarrazin për planin evropian: Do të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

Sarrazin për planin evropian: Do të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sheh në planin e paraqitur një shans për Kosovën dhe Serbinë.

“Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE”, shprehet Sarrazin.

Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE.

Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura.

Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, thekson Sarrazin në bisedë me DW.

Pranimi i planit nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, beson Sarrazin, por ai do të “hapte një shteg pozitiv”, që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t’ia vlejë konstruktiviteti.

Po ashtu ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

“Do të ofroheshin shumë mundësi, që të zbatohen pikat që i kemi arritur në Procesin e Berlinit dhe të shkohet përtej kësaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *