TË FUNDIT

Petkoviq nga Brukseli: Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë formimin e Asociacionit

Petkoviq nga Brukseli: Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë formimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është deklaruar për takimin në Bruksel.

Siç tha ai për TV Pink “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se për këtë momentalisht po thyhen shtiza”.

Këto deklarata ai i bëri nga Brukseli në pauzën pas takimit në mes të kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell Kosovo Online.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truke të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe po insiston në Asociacion, sepse është obligim i Prishtinës që ekziston për 10 vjet”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *