Peci: Të fala Parisit e të fala Berlinit, në përkrahje të Albinit
Peci: Të fala Parisit e të fala Berlinit, në përkrahje të Albinit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, duke cituar vargjet e një kënge, ka zgjedhur t’i dalë në mbështetje kryeministrit Albin Kurti i cili sot do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është rrugës për Paris, derisa ka postuar një fotografi ai e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të fala Parisit e të fala Berlinit, në përkrahje të Albinit”.
Gjatë ditës së sotme disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë postuar në rrjetet sociale statuse “me kryeministrin”./Lajmi.net/