Pas bisedimeve me zyrtarët europianë, nis takimi Kurti- Vuçiç
Pas takimit me zyrtarët europianë, tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit te Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut në Bruksel.
Pjesë e takimit janë edhe i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajccak dhe shefi i BE-së, Josep Borrell.
Kujtojmë se në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Temë e takimit pritet të jetë një diskutim në lidhje me propozimin franko-gjerman, ndërkohë që pritshmëritë janë që të dy palët të pranojnë propozimin, si marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.