Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian, është një e arritur e madhe
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur sonte në Bruksel.
“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.
Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.
Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, është shprehur Haradinaj. (INA)