TË FUNDIT

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për takimin që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-presidenti mendon se Kosova do të dalë e humbur nga këto negociata.

Sipas tij, fituese do të dalë Serbia, e cila do të marrë Asociacionin dhe nuk do ta ketë të nevojshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë.

“Kosova praktikisht mund të ketë marrëdhënie më të relaksuara me Serbinë. Nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia. Mund të ndodhë dhe zoti Kurti duhet të ngulë këmbë që ta evitojë Serbinë, që me mekanizmat e saj po bllokon Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Nuk do të flitet për njohje, shumë keq për Kosovën dhe Serbia do të jetë fituese”, – ka deklaruar Pacolli.

Ai mendon se Serbia do të garanton rrugëtimin e saj drejtë BE-së.

“Fiton Asociacionin e komunave serbe sot. Serbia, në një farë mënyre e garanton rrugëtimin e vet në institucionet drejt Evropës. Serbia nuk do të ketë nevojë të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Rusinë. Serbia vetëm fiton këtu, nuk humbet asgjë. Ata që humbin këtu jemi ne. Por në fund të fundit, nuk është humbje nëse arrihet një marrëveshje për paqe”, – theksoi ish-ministri i Jashtëm.

Pacolli tha se emrat e këtyre shteteve do të bëhen publike në ditët vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike. Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, tha Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *