Një person hoqi pengesat që u vendosën në Prishtinë, gjobitet nga Inspektorati
Një person hoqi pengesat që u vendosën në Prishtinë, gjobitet nga Inspektorati
Komuna e Prishtinës ka nisur të vendos pengesa për të siguruar që nuk do të bllokohet nga veturat shiriti i bicikletave.
Mirëpo, sapo u vendosën, dikush në rrugën “Muharrem Fejza” i hoqi dy për t’ia mundësuar vetes të futet me veturë, shkruan lajmi.net.
E reagimi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ishte i shpejt, pasi e gjetën personin që i dëmtoi. Madje, i gjetën edhe pengesat të vendosura në një skaj të objektit ku ishin fshehur.
Inspektorati ka dënuar personin përgjegjës dhe ka rivendosur ato pengesa në trotuar./lajmi.net
Njoftimi i plotë i Komunës:
Derisa Komuna e Prishtinës po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biciklistëve, në mesin tonë ka edhe individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.
Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës.
Por, Drejtoria e Inspekcionit ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person, ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë, si dhe ka rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë!