Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Ka filluar takimi i përbashkët në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Takimi në Bruksel po zhvillohet në prani të ndërmjetësuesve evropianë.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian si dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.
Si fillim evropianët takuan kryeministrin Kurti e më pas presidentin serb, Vuciq.
Duhet përkujtuar që pritet që pas këtij takimi në një konferencë për media të bëhet e ditur nëse palët kanë arritur të pajtohen për marrëveshjen apo planin franko-gjerman./Lajmi.net/