TË FUNDIT

Kurti shkruan edhe në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejt

Kurti shkruan edhe në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë në lidhje me takimet e sotme në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se sot në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe ranë dakord për propozimin e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se ka pranuar të nënshkruajë zbatimin e kësaj marrëveshje, transmeton lajmi.net.

“Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin.Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm”,shtoi Kurti./Lajmi.net/

Today in #Brussels we both agreed on the EU Proposal supported by 🇩🇪🇫🇷🇮🇹🇺🇸without changes. I offered to formally sign, but Serbia wasn’t ready. Negotiations on implementation will follow soon.

I thank EU HRVP @JosepBorrellF & EUSR @MiroslavLajcak for today’s meeting.

— Albin Kurti (@albinkurti) February 27, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *