Kurti në Bruksel, publikohen fotografi të reja brenda takimit të tij me Borrell dhe Lajçak
Kurti në Bruksel, publikohen fotografi të reja brenda takimit të tij me Borrell dhe Lajçak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar dje drejt Brukselit.
Pak më parë Kurti ka filluar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi në mes Kurtit dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka nisur në ora 15:00, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja.
Pas këtij takimi me Kurtin, dy zyrtarët evropianë do ta presin në takim edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq pas kësaj pritet që të pasojë edhe një takim i përbashkët në mes dy zyrtarëve evropianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
Pas këtyre takimeve pritet që të ketë edhe një konferencë për media.
Në lidhje me këtë takim, Reuters ka publikuar edhe disa fotografi të realizuara pak më parë./Lajmi.net/