Kurti flet pas takimeve në Bruksel: Është marrëveshje e cila e vendosë barazinë e palëve
Kurti flet pas takimeve në Bruksel: Është marrëveshje e cila e vendosë barazinë e palëve
Jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit ë Brukselit. Aty, Kurti ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruajë për dakordimin e sotëm rreth planit evropian por sipas tij pala serbe ka refuzuar një gjë të tillë
Shefi i ekzekutivit ka thënë se pala serbe ndonëse u pajtua, nuk pranoi të nënshkruante marrëveshje.
“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejmë dhe është platformë solide për të ecur përpara dhe tash ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci fluturuese siç quhet e por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zotit Borrell dhe zotit Lajçak. Me këtë rast unë i falënderoj ata të dy për punën që kanë bërë deri më tash dhe besoj që jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”, ka deklaruar Kurti.
Sipas kryeministrit të Kosovës është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqë palët janë pajtuar.
“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshëm për ta nënshkruar, unë kam shprehur gatishmërinë dhe interesimin tim që ta nënshkruaj këtë tekst dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë në të cilën nënshkruhet kryeministri i Kosovës dhe një kreu i Serbisë kur kemi parasysh që më datën 3 nëntor të vitit të kaluar në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje ku ka qenë edhe kryeministrja e Serbisë Bërnabiq në mënyrë të barabartë me mua dhe katër kryeministra të tjerë të rajonit të Ballkanit perëndimor pra edhe unë mendoj që është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam. Unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht që do të duhej të rezultonte me nënshkrim mirëpo ishte pala serbe ajo e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtua”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se propozimi i ka pesë fjali në preambulë dhe i ka dhjetë nëne, që sipas tij i njëjti do të publikohet dhe profesionistët do të mund ta lexojnë në mënyrë që të bëhet një diskutim sipas demokratik publik për të.
“Plani i zbatimit do të jetë natyrisht plan se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian i iniciuar më herët siç e dimë nga Franca dhe Gjermania të cilat ju patën bashkëngjitur emisarit të Bashkimit Evropian qysh më datën 9 shtator kur fillimisht u patë bërë propozimi. Aty i keni të gjitha gjërat të cilat duhet të zbatohen…Unë besoj që është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momenti kur teksti mund të lexohet nga të gjithë mirëpo është marrëveshje e cila plotësisht e vendosë barazinë e palëve, është marrëveshje e simetrisë, fqinjësisë së mirë edhe e bashkëpunimit në të ardhmen gjithmonë në mënyrë demokratike dhe evropiane. Shiheni vet edhe besoj që nuk do të keni dilema”, ka thënë Kurti.
E një takim tjetër i nivelit të lartë pritet të zhvillohet në mesin e muajit mars.
Ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në deklaratën e dhënë [pas takimit ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diktime të mëtejmë rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Ai ka thënë se palët janë pajtuar të vazhdojnë me zbatimin e propozimit të Bashkimit Evropian që sipas tij ka titullin “Marrëveshje drejt normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Borrell a shtuar se nevojiten bisedime të mëtejme sa i përket modaliteteve specifike të zbatim të pikave.
Takimi i nivelit të lartë u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësimin edhe Miroslav Lajcak, ndërsa palët, përveç lehtësuesve evropian, kanë takuar ndaras edhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar.