Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu lirohen nga autoritetet serbe për të vazhduar drejt Preshevës
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetin Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, janë liruar pas ndalimit të tyre nga autoritetet serbe në kufi.
KOHA ka mësuar se Hyseni, Aliu dhe Salihu kanë vazhduar rrugën e tyre për në Preshevë, atje ku ishin nisur.
Ndalimi i tyre është konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje, në njoftimin e të cilës është thënë se ka ndodhur rreth orës 14:00.