TË FUNDIT

Kryetari i Gjilanit, deputeti i VV-së dhe drejtori i Kadastrës ndalohen në hyrje të Serbisë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Zyra për Media e LVV-së.

Nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.

Periskopi ka tentuar ta kontaktojë kryetarin e Gjilanit, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *