TË FUNDIT

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të mbrëmshëm, në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Për të mësuar gjendjen e të lënduarve lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, si pasojë e aksidentit. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, janë liruar për në shtëpi.”, është shprehur Fazliu.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 00:20 dhe ishin të përfshira 2 automjete./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *