TË FUNDIT

Edhe Gabriel Escobar pjesë e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Amerika përsërit: Të bëhet Asociacioni

Edhe Gabriel Escobar pjesë e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Amerika përsërit: Të bëhet Asociacioni

Sot në Bruksel do të takohen kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit evropian, Miroslav Lajcak.

Mirëpo, në takim do të jetë present edhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.

Prezencën e Escobarit në këtë takim e konfirmoi ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, teksa po fliste për takimin e sotëm.

Hill ka potencuar se Amerika është e përkushtuar dhe po bashkëpunon ngushtë me Bashkimin Evropian në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për këtë”,ka thënë Hill.

Ndër të tjera, Hill nuk shprehet optimist për rezultatet e këtij takimi, ani pse e quan të rëndësishëm.

“Nuk pres rezultate të menjëhershme por është një takim i rëndësishëm. Procesi i Brukselit merr shumë kohë dhe qartazi nuk mund të kënaq ata që presin një rezultat të kënaqshëm e të menjëhershëm”, ka potencuar ai.

Mirëpo, Hill nuk la pa e përsëritur serish qëndrimin se për SHBA-të është e rëndësishme të bëhet Asociacioni, i cili deklarativisht po kundërshohet ng apala kosovare.

“Më duhet të them se për nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, është shumë e rëndësishme që të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe sa më parë”, tha mes tjerash ai.

Kujtojmë se takimi në Bruksel është paraparë të nis në orën 15:00 dhe nuk dihet agjenda e saktë./lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *