TË FUNDIT

Dardan Molliqaj bën thirrje për protestë: Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit

Dardan Molliqaj bën thirrje për protestë: Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për protestë kundër Qeverisë Kurti dhe kundër Asociacionit.

Ndër të tjerash në thirrjen e tij, Molliqaj tha ata që mbushën sheshet me protesta dhe bllokuan Asociacionin e që organizuan tubime kanë besuar se vërtet Albin Kurti nuk e bën Asociacionin.

Dardan Molliqaj tha se askush nuk ka mandat për Asociacionin dhe se rezistenca ishte shoqërore.

Postimi i plotë:

THIRRJE

Protesta kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.

Aktivistë e qytetarë,

ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat Asociacionin;

Ju që organizuat mijëra tubime kundër Asociacionit;

Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;

ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;

ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;

E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën Asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendēr; aty është orari dhe mënyra e zbatimit.

Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *