TË FUNDIT

Borrell: Pati pajtueshmëri për planin evropian, por duhen negociata të mëtejme

Borrell: Pati pajtueshmëri për planin evropian, por duhen negociata të mëtejme

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më ndërmjetësim të BE-së.

Borrell tha se fokusi i takimit ka qenë diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”.

“Fokusi i takimit ka qenë diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.Ky është një zhvillimi rëndësishëm dhe sensibilizues sepse tashmë që një kohë të gjatë kemi qenë në menaxhim të krizave, e të fokusuar në krizë pas krize duke provuar të kontrollojmë tensionet në vende të ndryshme.Tashmë po shkojmë jashtë tejkalimit të krizave dhe jemi duke gjetur një zgjidhje.Propozimi i sotëm që kemi diskutuar është përkrahur nga 27 shtete të BE-së, pra është propozim i pranuar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.Dua të them se kush ka qenë e prezantuar tek pala që në shtatorin e kaluar dhe qysh atëherë kemi një pajtim për të.Kur ky plan është prezantuar Lajçak ka udhëtuar 10 herë në Prishtinë për ta prezantuar atë, pra ka qenë një intensitet i shtuar i aktiviteteve diplomatike për ta diskutuar këtë lëndë e që tashmë është diskutuar kësaj radhe në Bruksel”,tha Borrell, shkruan lajmi.net.

Zyrtari i lartë i BE-së, Borrell theksoi se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në lidhje me propozimin evropian, për mundësinë që të normalizohen raportet në mes vendeve të tyre.

“Janë pajtuar që s’ka më diskutime dhe teksti do të jetë publik edhe në ueb-faqe së shpejti.Kjo është e rëndësishme për qytetarët e dy vendeve e jo për BE-në.Thuhet se njerëzit mund të lëvizin lirshëm në mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur pasaportat e tyre, letërnjoftimet apo leje të tjera gjithashtu mund të studiojnë, mund të punojnë madje mund të sjellë edhe mundësi të reja ekonomike në mes palëve për bizneset, investimet në Kosovë dhe Serbi.Sjellë benefite tek qytetarët të të dyja vendeve, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimet e mallrave dhe certifikata për shkëmbimin e mallrave”,shtoi ai.

“Shpresoj që asnjë veprim i pakoordinuar të pengojë bisedimet në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve pa të cilin asnjëra nga palët nuk do të mund të realizoj të ardhmen e tyre evropian.Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë ne.Progres është bërë sot dhe ju rekomandoj palëve që të përfshihen në të njëjtën kohë duhet më shumë punë nga palët që të bëhet më shumë për atë të cilën është negociuar. Do të vazhdohet me diplomaci dhe nga mesi i marsit shpresoj që të kemi të finalizuar punën” u shpreh Borrell./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *