Borrell: Palët janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian
Borrell: Palët janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian
Pas takimit trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se liderët e dy vendeve janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian.
Në një konferencë për media, Borrell paralajmëroi publikimin e këtij propozimi.
“Jam i lumtur të lajmëroj që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian i cili e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dh e ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë dhe jo për Bashkimin Evropian, kjo është për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Kjo bëhet në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi duke përdorur pasaportat e tyre si dhe targat, kjo do të thotë se njerëzit sot të mund të punojnë pa u pyetur nëse diplomat e tyre ku i kanë marrë ato që të mund të verifikohen ose nostrifikohen. Dhe mund të sjell mundësi të reja ekonomike dhe ndihmë të madhe ekonomike për operacione biznesore dhe investime të në Kosovë”, ka thënë Borrell.
Ai ka thënë se një takim tjetër i nivelit të lartë pritet të mbahet nga mesi i muajit mars.
“Për serbët në Kosovë kjo do të thotë më tepër siguri dhe përshtatshmëri, kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë përfshirë edhe kishën ortodokse serbe dhe trashëgimisë kulturore serbe, siguri dhe stabilitet. Dhe shpresoj që marrëveshja mund të jetë bazë që nevojitet për të ndërtuar besimin dhe për të tejkaluar këto ngecje, për të krijuar besimin nevojitet. Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj, kemi një storie të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende dhe palët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre që do të vazhdojnë zbatimin e saj. Por negociatat të mëtejmë nevojiten për të përcaktuar modalitetet e zbatimit, po përsëris, ata shprehën gatishmërinë e tyre për të zbatuar marrëveshjen por nevojiten ende negociata të tjera për të përcaktuar modalitetet e ndryshëm të impelemtimit ose zbatimit. Unë do të thërras edhe një takim tjetër ndërmjet dy liderëve gjatë marsit, më qëllim të finalizoj diskutimet për zbatimin e aneksit, që do të udhëzojë në fazat e zbatimit. Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet”, ka thënë Borrell.
Ai gjithashtu ka thënë se ndërmjtesuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak do të qëndrojë në Kosovë dhe në Serbi në muajin mars.
“Bashkimi Evropian i ka rikujtuar partnerët për obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha palët për marrëveshjen bilaterale që do të jenë të vlefshme ndërkohë në mes të marsit përfaqësuesi special i BE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të vazhduar diskutimet dhe për të marrë përgjigjet e tyre për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë. Presim që palët të përfshihen në një dialog konstruktiv, gjithashtu duhet të them që dy palët janë pajtuar që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara që mund të shpien në rritje ne tensioneve dhe t’i pengojnë këto negociata. Shpresoj të ndodh kështu dhe asnjë veprim i pakoordinuar të mos e pengojë vazhdim e bisedave në Bruksel”, ka shtuar ai.
Pas takimit të Brukselit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ishte një takim i vështirë.