Borrell flet për takimet e sotme në Bruksel, thotë se pret qasje konstruktive nga Kurti dhe Vuçiq
Borrell flet për takimet e sotme në Bruksel, thotë se pret qasje konstruktive nga Kurti dhe Vuçiq
Përfaqëuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell është deklaruar në lidhje me takimet e sotme në Bruksel.
Duke mos dhënë shumë detaje, Borrell tha se i uroi mirëseardhje kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel, në kuadër ta takimit të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.
“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter.
I njëjti nuk dha detaje shtesë në lidhje me takimet e sotme, por pritet që Borell më pas t’u drejtohet mediave dhe të tregojë se cfarë saktësisht u vendos në kuadër të takimit të sotëm./Lajmi.net/
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade – Pristina Dialogue.
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023