Analisti “zhvishet” nga analiza, i dërgon një mesazh kryeministrit Kurti para takimit me Vuçiqin: Qëndro i fortë vëlla
Analisti “zhvishet” nga analiza, i dërgon një mesazh kryeministrit Kurti para takimit me Vuçiqin: Qëndro i fortë vëlla
Gazmir Raci shumë shpesh del në debate televizive dhe jep analiza të cilat mundohet t’i paraqes edhe objektive. Mirëpo, sot u “zhvesh” nga objektiviteti.
Ndonëse nga analistët politik pritej ndonjë përspektivë se çfarë mund të ndodh atje, analisti Raci ka dalë haptazi në mbështetje të kryeministrit Kurti, shkruan lajmi.net.
“Qëndro i fortë vëlla”, ka shkruar Raci në gjuhën angleze.
Sidoqoftë, përveç analistit pro qeveritar, edhe militantët e partisë në pushtet kanë nisur mesazhet mbështetëse për kryeministrin Kurti.
Kujtojmë se kryeministri Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin serb Vuciq, pas një kohe tensioni e deklaratash populiste. Sipas raportimeve në media dhe deklarimeve të aktorëve politikë, sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi Kurti do të pranojë ose jo Asociacionin.