Abazi për takimin Kurti- Vuçiq: Hype se të vrava’ zbrit se te vrava
Abazi për takimin Kurti- Vuçiq: Hype se të vrava’ zbrit se te vrava
Deputeti Haki Abazi, ka kërkuar unitet në raport me dialogun me Serbinë.
Abazi në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në pozicionin “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”.
“Kur nuk bie borë siç e do dimri, bie lloq- ama lloq! Nesër na ka ardhë puna, “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”, por para Serbisë ka vetem një zgjidhje: Unitet!”, ka shkruar Abazi.
Ndryshe sot Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel.