TË FUNDIT

Takimi në Bruksel/ “Nuk ka më hapësirë manovrimi dhe se është koha është për marrëveshje”

Takimi në Bruksel/ “Nuk ka më hapësirë manovrimi dhe se është koha është për marrëveshje”

Analistë në Prishtinë konsiderojnë se takimi i nesërm pritet të sjellë një qartësi për sa i përket procesit të dialogut dhe planit evropian.

Takimi i nesërm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vlerësohet ndër takimet më të rëndësishme që janë zhvilluar vitet e fundit në Bruksel. Faktori ndërkombëtarë, por edhe analistët në Prishtinë , kanë pritshmëri të mëdha për progres në raportet mes të dyja vendeve.

Por çfarë pritet të prodhojë politikisht takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq?

Profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se ky takim tregon qartazi se tashmë ka një pëlqim në parim për planin franko-gjerman dhe se tashmë gjërat do të qartësohen shpejt.

Ndërkohë analisti politik, Albinot Maloku, thotë se e hëna heq amullinë që është krijuar në vend ditët e fundit për dialogun.

Hoti dhe Maloku konsiderojnë se takimi i 27 shkurtit është momentum kur definohen zhvillimet dhe konkretizohen bisedimet mbi bazën e planit të propozuar evropian.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *