TË FUNDIT

Takimi në Bruksel: Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni

Takimi në Bruksel: Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të Kurtit sa i përket propozimit evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *