TË FUNDIT

Nitaj: Shpresoj që Kurti të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, t’i thotë PO propozimit evropian

Nitaj: Shpresoj që Kurti të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, t’i thotë PO propozimit evropian

Zyrtari i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë se plani franko-gjerman nuk mund të ndryshohet dhe sipas tij është mirë që qeveria ta pranojë atë.

Përmes një shënimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria dhe shumica e partive në Kosovë e kanë pranuar se një plan i tillë paraqet njohje faktike të Kosovës.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Palëve u është dhënë propozimi franko-gjerman me vërejtjen se ai nuk mund të ndryshohet, për të cilin pjesa dërrmuese e spektrit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe Qeverinë, kanë deklaruar se kjo paraqet njohje faktike të Kosovës”, ka shkruar Nitaj.

Ai thotë se pret nga Kurti që të mos nxjerrë Kosovën të dështuar nga Brukseli edhe njëherë.

“Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare propozimit Franko-Gjerman!”.

“Asnjëherë nuk ka pasur momentum më të përshtatshëm për një marrëveshje me Serbinë, që në thelb e ka njohjen”.

Nitaj thotë se nëse lëshohet ky rast, pasojat do të jenë “katastrofike” për Kosovën.

“Shpresoj që kryeministri Kurti nuk do të gabojë këtë herë!”, ka shkruar tutje Nitaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *