TË FUNDIT

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

Të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”.

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.

Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Njoftimi i plotë:

E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në viset malore shi me borë.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndersa maksiamlet e ditës , zbresin në vlera njëshifrore.

E merkurë- Mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, në viset e larta , shi me borë. Temperaturat mbeten afersisht të ngjashme.

E enjte- Mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihehen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset malore shi dhe borë. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *