Lutfi Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për asgjë
Lutfi Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për asgjë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar në lidhej me takimin e nesërme që do të mbahet në Bruksel, në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandr Vuciq.
Haziri, i cili është i caktuar nga LDK-ja për çështjen e dialogut tha se nëse formohet Asociacioni, pa njohje reciproke nga Serbia, atëherë Kosova po jep gjithçka për asgjë.
“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës”, tha Haziri./Lajmi.net/