TË FUNDIT

​Historia e kryeministrit të Australisë me babain e vet, e takoi pas 46 viteve

​Historia e kryeministrit të Australisë me babain e vet, e takoi pas 46 viteve

Anthony Albanese është politikan i cili u bë kryeministri i 31-të i Australisë në maj 2022. Megjithatë, ne po ndalemi te një histori që lidhet me babain e tij, për të cilin 14 vite mendonte se i kishte vdekur në një aksident komunikacioni dhe e gjen kur ai mbushi 46 vjet.

Albanese ka lindur më 2 mars 1963 në Australi dhe është djali i vetëm i një nëne beqare me origjinë irlandeze. Ai u rrit në banesat publike në Camperdoën, një periferi e brendshme perëndimore e Sidneit.

Për shkak se vuante nga artriti reumatoid kronik që ndonjëherë kërkonte shtrimin e saj në spital, nëna e Albanese siguroi për vete dhe djalin e saj një pension invaliditeti nga qeveria.

Për pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij, Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur në një aksident automobilistik, por nëna e tij i zbuloi kur ishte 14 vjeç se ai ishte produkt i një marrëdhënieje me një stjuard italian në anijen turistike, në të cilën ajo kishte udhëtuar në Evropë.

Shtatzënë, e pamartuar dhe katolike romake, ajo ishte kthyer në Sidnei për të jetuar me prindërit e saj dhe kishte sajuar një martesë të trilluar dhe vdekjen e burrit mbiemrin e të cilit mori.

Vetëm pas vdekjes së nënës së tij, Albanese ndoqi informacionin për të atin, vendndodhjen e të cilit e mësoi duke hetuar të dhënat e linjës së anijes në të cilën kishte udhëtuar nëna e tij.

Në vitin 2009, Albanese, atëherë 46 vjeç, udhëtoi në Itali për të takuar dhe nisur një marrëdhënie me babanë e tij dhe gjysmëvëllezërit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *