Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë
Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, me rastin e 87-vjetori të lindjes së tij.
Haradinaj ka shkruar se Demaçi mbeti njeri sypatrembur e i drejtpërdrejt pavarësisht se e kaloi gjysmën e jetës prapa grilave.
“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.
Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt. Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar”, ka shkruar Haradinaj.