AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare
AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Gjermani.
Haradinaj tha se mbështetja mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ky Kuvend kryetar për këtë rajon zgjedhi Selim Hotin.
“Mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ishim bashkë me deputeten Time Kadrijaj, kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Blerim Kuqin e shumë kolegë e miq të tjerë. Me motivin që mërgata jonë të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Selim Hoti, kryetar të AAK-së për rajonin e Bavarisë në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndër të tjera Haradinaj tha se mërgata ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.
“Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetkrijimit. Sot, mërgata jonë është bërë shembull i punës dhe përkushtimit kudo që ata jetojnë, sikurse këtu në Gjermani të cilët me suksesin e tyre në biznes, shkencë, sport e kulturë po nderojnë gjithë kombin”.
“Bashkatdhetarët tanë kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Adresë për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, tha ai.