TË FUNDIT

Kosova ka rreth 1.8 milion përdorues të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërt të vitit 2022.

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të katërt (TM4-2022) është 1,783,419 përkatësisht për 8.3% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2022, ndërsa 0.03% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2021) “, thuhet në raport.

Sipas ARKEP-it, ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2021) është një ngritje e lehtë. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 98.2% të numrit të popullsisë./RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *