TË FUNDIT

KEDS: Nga erërat e forta u shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

KEDS: Nga erërat e forta u shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike.

KEDS ka potencuar se disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

“Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.”, është bërë e ditur në njoftimin e KEDS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *