TË FUNDIT

Dhunimi i 11 vjeçares: Kërkohet rigjykimi i rastit të dënimit

Dhunimi i 11 vjeçares: Kërkohet rigjykimi i rastit të dënimit

Ekrem Rexhepi do të qëndrojë në burg për 15 vjetët e ardhshme, për dhunimin e 11 vjeçares në gusht të vitit të kaluar.

E të miturit që të voglën e dhunuan vet e poashtu edhe ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre penale, e pastaj edhe e xhiruan e videot i shpërndanë te shokët, u dënuan me 8 e 9 vjet burg.

Situata këtyre iu lehtësua kur gjykata vendosi që për dyshimet për trafikim të 11 vjeçares të lirohen krejtësisht nga akuza.

Andaj, për dikë ky dënim është jo i drejtë.

“Dënimi është jomeritor, dyshoj që janë përdorur mekanizmat ndërkombëtarë si Konventa e Stambollit që është në Kushtetutën e Kosovës, e poashtu edhe SIDO, dokumenti kundër diskriminimit. Asnjëra nuk janë përdorë”, tha Luljeta Demolli nga Qendra për Studime Gjinore.

Bile, lënia në liri e Shkëlqim Kamberit thuhet se qe pasojë e mospërfilljes së këtyre dokumenteve.

Për këtë shkak, Demolli kërkon që rasti të kthehet në pikën zero.

Nga Qendra për Studime Gjinore kritikojnë institucionet e drejtësisë për mostransparencë në këtë rast, që thonë se është çështje kombëtare.

Ankesën e njëjtë e pati edhe avokati i Shkëlqim Kamberit javë më parë, por tash Fitim Limani deklaroi se pret vendimin nga Gjykata në formë të shkruar për t’u ankuar – jo për mungesë informacioni, por kundër dënimit ndaj klientit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *