TË FUNDIT

Berisha, Osmanit: U bëre presidente duke mohuar ushtarët e UÇK-së, duke përdorur Rugovën për së vdekuri

Berisha, Osmanit: U bëre presidente duke mohuar ushtarët e UÇK-së, duke përdorur Rugovën për së vdekuri

Analistja e politikës, Kimete Berisha ka sulmuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, sipas Berishës, ka ardhur në pushtet duke mohuar ushtarët e UÇK-së e duke përdorur ish-presidentin Rugova për së vdekuri, shkruan lajmi.net.

“E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti”, shkroi Berisha.

Ajo madje nuk u ndal me kaq, por e quajti Osmanin “të poshtër e banale”.

Postimi i plotë:

Tezja presidente që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

Jo teze. Lufta jote po shihet.

U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së

(duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën)..,

E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

S’të vjen inat: jo që je ‘e poshtër’, por që je banale!

Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

Hajde vëllain…e kuptoj…por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze…

Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…!

Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja.

Tezja është pare.

Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…!

P.S. Thjesht, marrëzi:

– Ta blesh me pushtet – dështimin…

ta blesh me t’njofshëm – turpin.

(Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua). /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *