Qeveria ndan 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA
Qeveria ndan 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike.
Aty ajo ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C, transmeton lajmi.net.
Vlera e financimit kalon shumën prej 39 mijë dollarëve.
“Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/