“Qenka nxehur Peci” – Hoti i përgjigjet ministrit, e pyet “a po kalon Zajednica?”
“Qenka nxehur Peci” – Hoti i përgjigjet ministrit, e pyet “a po kalon Zajednica?”
Polemikat për disa statistika në sektorin e bujqësisë kanë shkaktuar një përplasje të ashpër mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Hoti, në një postim të radhës në Facebook, i ka reaguar Pecit, duke thënë se ai “po nxehet”, pasi që po “i djegin” shifrat zyrtare që ai ka publikuar në mëngjesin e sotëm, shkruan lajmi.net.
“I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”, shkruan Hoti.
Ai pati edhe një pyetje për Pecin.
“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, shkroi Hoti. /Lajmi.net/