Policia arreston dy persona në Pejë, sulmuan viktimën pas mosmarrëveshjeve pronësore
Policia arreston dy persona në Pejë, sulmuan viktimën pas mosmarrëveshjeve pronësore
Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:10 është njoftuar për një incident në fshatin Nakull të kësaj komune.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personat e përfshirë në rast, e që deri të incidenti ka ardhur pasi personat e dyshuar për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, kanë sulmuar dhe kanosur viktimën, shkruan lajmi.net.
“Viktima dhe dëshmitarët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/