Kurti për bisedën me Chollet: Normalizimi i raporteve kërkon njohje reciproke
Kurti për bisedën me Chollet: Normalizimi i raporteve kërkon njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për bisedën e sotme telefonike me këshilltarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se i ka shprehur Cholletit përkrahjen për propozimin e BE-së, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se propozimi në fjalë është bazë e mirë për bisedimet e radhës drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti gjithashtu thotë se për normalizim të raporteve, duhet respekt për të drejtat e pakicave në të dy shtetet.
“Një bisedë e mrekullueshme sot me Derek Chollet. Konfirmova mbështetjen për propozimin evropian si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke në qendër e gjithashtu respekt për të drejtat e pakicave, në të dy shtetet”, shkruan Kurti. /Lajmi.net/
Great call today w/ @CounselorDOS. I confirmed support for EU proposal as a good basis for further talks toward normalization of Kosova–Serbia relations. Full normaliz. requires mutual recognition as the agrmt’s center piece, & also respect for minority rights, in both countries.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2023