Kryeziu për Kurtin: Ndryshoi lideri, ndryshoi dashuria për Asociacionin
Kryeziu për Kurtin: Ndryshoi lideri, ndryshoi dashuria për Asociacionin
Ismet Kryeziu i KDI-së, ka goditur kryeministrin Kurti për ndryshimin e qëndrimeve për Asociacionin.
Në një postim në Facebook, Kryeziu është shprehur në formë ironike se “ka ndryshuar dashuria për Asociacionin”, shkruan lajmi.net.
“S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë”, shkruan ai.
Madje ai thotë se i vjen keq për njerëzit që u “manipuluan” dhe pësuan metamorfozë në këto situata të kësaj decade.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Lideri ndryshoi, ndryshuan opinionet, analizat, politika dhe dashuria për asocacionin bashkë me ekstraterritorialitetin e kishës, në qendër të marrëveshjes?!
S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë.
Përpos stopimit të zhvillimit dhe dëmtimit të pafalshëm që ju ba shtetëndërtimit, aq shumë ishte ndërtuar narracioni për tradhëti e udhëheqës të shantazhuar sa dhe deri në përplasje civile pat shkuar lufta për pushtet.
Më vjen keq për shumë njerëz se si u manipuluan, manipuluan dhe pësuan metamorfozë në këto situata të kësaj dekade. /Lajmi.net/