TË FUNDIT

Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse

Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse

Profesori, Milazim Krasniqi, ka thënë se të gjithë ata që e akuzojnë si “njeri të Rusisë” emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë “maskarenj”.

Kjo pasi që sipas Krasniqit, roli i Lajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Zi tregon se ai i ka shërbyer kauzës atlantike, shkruan lajmi.net.

“Pa pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006, ka qenë e pamundur që të arrihej te pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Pra, paraprakisht duhej të delegjitimohej e të zhbëhej federata Serbi-Mali i Zi. Roli i Llajçakut dhe i Sollanës në atë proces ka qenë shumë i madh”, shkruan Krasniqi.

Ai thotë se as në rastin e Kosovës, nuk ka gjasa që Lajçak të dalë nga korniza atlantike.

Madje sipas tij, duhet “të lutemi” që Kurti të mos dalë nga ajo.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ata që e akuzojnë Mirosllav Llajçakun si “njeri i Rusisë”, janë maskarenj. Pse? Sepse roli i Llajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Zi tregon se ai i ka shërbyer kauzës atlantike në atë proces. Pa pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006, ka qenë e pamundur që të arrihej te pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Pra, paraprakisht duhej të delegjitimohej e të zhbëhej federata Serbi-Mali i Zi. Roli i Llajçakut dhe i Sollanës në atë proces ka qenë shumë i madh. Po të ishte “njeri i Rusisë”, Llajçaku do të tentonte ta pengonte pavarësinë e Malit të Zi. Jo vetëm që nuk e ka penguar, po realisht e ka ndihmuar, me aktivizmin dhe kombinatorikat diplomatike shumë kreative, që ka përdorë. As tash nuk ka rrezik që Llajçaku të dalë nga korniza atlantike. Ne duhet të lutemi që Kurti të mos dalë jashtë kornizës atlantike. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *