Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër në Prizren
Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër në Prizren
Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan lajmi.net.
Rasti ka ndodhur dje në orën 16:40.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/